Site icon PrishtinaPress

Aksidenti në Prishtinë – policia konfirmon se një person ka mbetur i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, të përfshira kanë qenë një veturë e një motoçiklet.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:20 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete”, tha ajo.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi Ahmeti.

Exit mobile version