Site icon PrishtinaPress

Aksidenti në Prishtinë: Pesë nga gjashtë të lënduarit janë policë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së sotme, në qendër të Prishtinës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Klankosova.tv mëson se në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë e policisë.

Dyshohet se në mesin e të lënduarve janë edhe pesë policë dhe shoferi i veturës që goditi veturën e policisë.

Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtij aksidenti.

Lidhur me rastin Klankosova.tv kishte raportuar edhe më herët

Exit mobile version