Zëvendëskryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Shefki Abdullahu, ka dhënë detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit të tre anëtarëve të familjes Pacolli.
Abdullahu tha se ekipet e kërkim-shpërthimit po e zhvillojnë fazën e dytë të kërkim.
“Ata janë duke i zhvilluar kërkimet për automjetin dhe personat”, tha ai.
Njëri nga anëtarët e familjes Pacolli, ka arritur që të del nga vetura, derisa ende nuk dihet gjë rreth tre anëtarëve që po kërkohen ende nga ekipit e kërkim-shpëtimit, kosovare dhe maqedone.