-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

Shoferit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë humbën jetën 10 pasagjerë – përfshirë edhe një shofer tjetër, sot i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në anën tjetër është bërë e ditur se ai është dërguar në paraburgim nga frika se mund të arratiset nga vendi duke mos e pritur verdiktin përfundimtar.

“Atij i është caktuar masa e paraburgimit nga frika se mund të largohet nga vendi. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës, e Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën, por jo marrëveshje të ekstradimit të qytetarëve të saj – ndaj të cilëve janë ngritur vepra penale”, thuhet në kumtesën e prokurorisë kroate.

Siç raportojnë mediat kroate, shoferi i autobusit do të vuaj dënimin në Kroaci, por ekziston mundësia që dënimin ta vuaj edhe në Kosovë. Ekziston një marrëveshje mes Kroacisë dhe Kosovës, por një kërkesë e tillë duhet të dërgohet nga institucionet përkatëse.

E prokurori i shtetit ka njoftuar se ka autorizuar edhe marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Këtë e ka bërë të ditur prokurori Mille Soldo.

Në anën tjetër, avokati mbrojtës i shoferit të autobusit, ka deklaruar se klienti i tij në asnjë moment nuk i ka thënë se atë e kishte zënë gjumi pranë timonit.

“Në asnjë moment nuk më ka thënë që ka fjetur”, ka shtuar avokati Igor Cishper.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img