Site icon PrishtinaPress

Aksidenti në Gllamnik të Podujevës: Dy persona përfundojnë në QKUK, policia jep detaje për Insajderin

Dy persona janë lënduar në aksidentin në mes dy veturave që ndodhi para pak minutash në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët në përgjigjen e tyre thanë se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Agron Borovci për Insajderin.

Exit mobile version