Site icon PrishtinaPress

Aksidenti më të vdekur në Kroaci, flasin nga kompania “Deva Tours”

Mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova.

Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Ndërkohë që nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë treguar për Insajderin se aksidentin ka ndodhur, me autobusin që vinte nga Frankfurti duke bartur mërgimtar.

“Nuk kemi informata më të sakta diçka. Nëse ka mundësi të keni konsideratë sepse as ne ende nuk dimë asgjë saktë. Po rasti ka ndodhur, por për numrin e të vdekurve nuk kemi informata”.

Mediumi kroat, Index.hr raportoi se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital dhe se autobusi kishte rreth 60 udhëtarë brenda.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

Exit mobile version