Site icon PrishtinaPress

Aksidenti me fatalitet te “Kroni i Mbretit”, policia jep detaje

Një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/

Exit mobile version