Site icon PrishtinaPress

Aksidenti me fatalitet në Lipjan, ky është shoferi që ndërroi jetë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një rast i tillë, i cili ka përfunduar me fatalitet, ka ndodh edhe sot pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Rasti ka ndodh pasi shoferi i një kamioni nuk e ka respektuar shenjën stop, dhe e ka goditur veturën tjetër.

Për pasojë, shoferi i veturës ka ndërruar jetë, i cili siç mëson Gazeta Sinjali është: Mustaf Llugiqi.

Exit mobile version