1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti me fatalitet në Hajvali, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit E.S, nën dyshimin se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Hajvali, ku humbi jetën një këmbësor.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate nga kjo gjykatë, ku thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S e ka aprovuar si të bazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në njoftim thuhet se, gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit, vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes së tij, ngase ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes dhe po që se i njëjti lihet në liri, do të pengojë rrjedhën normale të procedurës duke mos u përgjigjur në ftesat e gjykatës.

Po ashtu, thuhet se gjykatësja vlerësoi se nëse i njëjti lihet në liri, do të pengojë rrjedhën normale të procedurës duke ndikuar në dëshmitarë, andaj gjyqtarja konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

“I pandehuri E.S dyshohet se me datë 19.10.2022, rreth orës 22:06 në rrugën magjistrale Prishtinë – Gracanicë, në fshatin Hajvali, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, të cilin e drejtonte pa patentë shofer, nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për rregullat e Trafikut rrugor, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos pasur kujdes ndaj pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës, e godet këmbësorin A.S, i cili në atë moment ishte duke kaluar rrugën dhe nga goditja këmbësorin e hedh në distancë të largët, ku si pasoj shkaktohet aksident komunikacioni me ç ‘rast këmbësori/dëmtuari A.S pëson lëndime të rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve të marra, ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img