Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Sinjali mëson se personi që mbeti i vdekur nga ky aksident është Ridvan Xhemaili, 37-vjeçar.
Lidhur me rastin Policia dha detaje shtesë, ku është bërë e ditur se drejtuesi i veturës tashmë është ndaluar për 48 orë.
“Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, u tha në njoftim nga Policia.