Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autobusi që është përfshi në aksident është nga kompania Graniti Trans në Preshevë.
Gazeta Insajderi e ka kontaktuar kompaninë, një zyrtar e ka konfirmuar se autobusi i saj është përfshirë në aksident, por nuk kanë dhënë detaje të tjera se për çfarë aktiviteti ka qenë në Kosovë.