Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Për fat, anëtarët e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica janë nxjerrë të gjallë nga vetura.
Kështu ka treguar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka rastisur të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!????????????????????”, ka shkruar Hoti.