1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti fatal në Itali, kush është shqiptari që humbi jetën

Është identifikuar 25-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në Itali.

I ndjeri quhet Qerim Gjepali dhe  ka lindur në Durrës por jetonte prej disa vitesh në Massa Lombarda.

Ai po udhëtonte si pasagjer në një Mercedes CLK atë të diel tragjike. Përplasja me një pemë ishte fatale për Qerimin. Ai humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Të plagosur mbetën shoferi, një 23-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare dhe një 19-vjeçar rumun që udhëtonte në sediljen e pasme.

Shoferi u dërgua në spital me helikopter, ndërsa rumuni pësoi dëmtime më të lehta. Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u përcaktuar nga ana e policisë në Imola.

Megjithatë ajo që është e qartë është se përplasja me pemën ka qenë shumë e fortë. Aq e fortë saqë për Qerimin nuk pati asnjë shpresë.

Për momentin të gjitha pistat janë të hapura. Që nga mosfunksionimi i mjetit, tek një sëmundje e papritur e drejtuesit e deri tek një manovër për të shmangur ndonjë pengesë në rrugë.

Policia pritet që të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte mjeti në momentin e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img