Site icon PrishtinaPress

Aksidente të shumta, Veseli apel që të respektohen shenjat e komunikacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas raportimeve për numrin e lartë të aksidenteve në rrugët e vendit tonë.

Ai përmes një postimi në Facebook iu bën thirrje vozitësve që të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangin aksidentet.

“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore. Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, porosit Veseli.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar.

Exit mobile version