Site icon PrishtinaPress

Aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Më tej, Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Exit mobile version