Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.
Më tej, Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.