Afro 70 persona janë lënduar në një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë rreth 200 vetura në një autostradë në qytetin kanadez Montreal, shkruan The Guardian.
Dy persona ende janë duke qëndruar të ngujuar në veturat e tyre pavarësisht se aksidenti zinxhiror ka ndodhur shumë orë më parë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë Michelle Moore, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave lokale, afro 70 persona janë lënduar, madje disa prej tyre janë në gjendje kritike. E pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin veturat e shtypura, përfshirë këtu edhe një minibus dhe kamion që transportonte kimikale.
“Pothuajse çdo mjet në katër rrotë që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin zinxhiror”, ka shtuar Moore.
humica prej veturave janë përplasur njëra pas tjetrës, derisa disa tjerë kanë përfunduar jashtë rrugës. E ekipet që merren me mirëmbajtjen e autostradave tashmë kanë arritur që t’i largojnë me merimanga rreth 75 vetura.
Ministri i Transportit, Francois Bonnardel, ka bërë të ditur gjatë një konference për media, se aksidenti zinxhiror është shkaktuar sipas gjitha gjasave nga rrëshqitja e mjeteve në autostradën që kishte borë dhe akull. /Telegrafi/