13.7 C
Pristina
Thursday, March 20, 2025

Buy now

spot_img

Aksident tragjik në rrugën Fushë Krujë – Vlorë: Humbin jetën katër të rinj, digjen brenda veturës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, ku një automjet është përplasur me një betonere dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër personat janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Viktimat janë nga mosha 20 deri në 25-vjeç.

Njoftimi i policisë:

 

 

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img