1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Aksident tragjik në Itali, vdesin dy vëllezër shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë janë dy burrat që humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në zonën e Chessa në Itali. Të dy jetonin në Arcile ku ishin të integruar në komunitetin lokal.

Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

Viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç nga Arcille. Makinat, të cilat udhëtonin në drejtim të kundërt, kanë prekur njëra-tjetrën në mënyrë gjysmë ballore, duke përfunduar në dy gropat anësore.

Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes i cili pritet të zbardhë rrethanat e të gjitha aksidentit fatal.

Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia. 28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille.

Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. 37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img