Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ka ndodhur mes dy veturave mbrëmjen e së dielës në Viti.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me ngasës meshkuj.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Viti 22.01.2023 – 21:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar./Prishtinapress/