Site icon PrishtinaPress

Aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë ku një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku thekson se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Më tej, Gashi ka njoftuar  se policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Exit mobile version