Site icon PrishtinaPress

Aksident trafiku në Llapushnik, lëndohen tre persona

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik. Si pasojë tre persona janë lënduar. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në. Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Exit mobile version