Site icon PrishtinaPress

Aksident trafiku në Gjakovë: Një veturë godet dy të tjera, 39-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe të hënën në rrugë “Wesley Clark” në Gjakovë, ku janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e ndeshjes, shoferi i njërit prej veturave ka marrë lëndime të rënda trupore, për çka po vazhdon trajtimin mjekësor në spital

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave nga njëri shofer, i cili ka goditur edhe dy veturat e tjera.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Exit mobile version