Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka treguar se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugor Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim”, ka thënë ai.