Site icon PrishtinaPress

Aksident trafiku në Bërnjak, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb.

Nga ky rast, pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Exit mobile version