Site icon PrishtinaPress

Aksident trafiku afër Ferizajt, tri femra të lënduara

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Koshare të Ferizajt, në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja dhe dy pasagjeret e saja (njëra foshnje).

Policia ka bërë të ditur se vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar.

 

Me rastin është marrë policia e trafikut rajonal./PrishtinaPress/

Exit mobile version