Feride Zenuni, 79-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë të hënën mbrëma në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.
E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore ishte në gjendje stabile. Por disa orë më vonë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 18:30 në varrezat e Shtrubullovës.