Një aksident trafiku ka ndodhur sonte tek Xhamia e Llapit.
Në pamjet që ka publikuar indeksonline, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka edhe të lënduar.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe mjekët emergjentë, gjenden në vendin e ngjarjes.