Home Baner Aksident në Vushtrri, vdes një 36 vjeçar

Aksident në Vushtrri, vdes një 36 vjeçar

Një 36 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, afër fshatit Debërllukë.

Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u ndesh me një veturë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”.


Ngjarja tragjike ndodhi këtë të premte rreth orës 14:30.

Exit mobile version