Një 36 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, afër fshatit Debërllukë.
Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u ndesh me një veturë, njofton Klan Kosova.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”.
Ngjarja tragjike ndodhi këtë të premte rreth orës 14:30.