Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:25.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
