Site icon PrishtinaPress

Aksident në Veternik, raportohet për të lënduar

Një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

KP-ja ka raportuar se sipas dëshmitarëve ka të lënduar në aksident, megjithatë ende nuk dihen detajet, derisa bëhet e ditur se aty ka ndërhyrë edhe policia e autoambulanca.

Në lidhje me këtë aksident, Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje për rastin.

 

Exit mobile version