Site icon PrishtinaPress

Aksident në Veternik, lëndohet një këmbësore

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të dy veturave mbrëmjen e së martës në Veternik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësia e trafikut.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Exit mobile version