Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Ai tha se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.
Veseli theksoi se të lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli për Klankosova.tv