Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në semaforët e Fakultetit Teknik, raporton Ekonomia Online.
Sipas një lexuesi që ka dërguar fotografi në adresë të EO-s, ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë Nisan dhe Audi A6.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë aksident, më rëndë e ka pësuar vozitësi i veturës Nisan, të cilin me shumë vështirësi e kanë nxjerrë nga vetura të lënduar.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihet të ketë mbërritur ambulanca.
EO ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje më të hollësishme nga ky rast dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.