Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u aksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, rreth një orë e 15 minuta pas mesnate.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Ismet Hashani, për Klankosova.tv tha se dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
Ai tutje tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku, në vendin e ngjarjes.
Hashani tha se ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime, ndërsa po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan.