Site icon PrishtinaPress

Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, një person i vdekur dhe dy të gjendje të rëndë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Gremnikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, raporton Telegrafi.

Lajmi Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili dha edhe detaje tjera për aksidentin.

“Rreth orës 14:40, ka ndodh nnjë aksident në mes të dy automjeteve, njëri kombi dhe një traktori, me që rast ngasësi i traktorit ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse dy pasagjerët të cilët kanë qenë në traktor, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se edhe ngasësi i kombit është lënduar, por që ai ka lëndime më të lehta.

Exit mobile version