Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.