Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes veturës e një motoçiklete.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.