Një person është lënduar pas një aksidenti në Prizren.
Siç bën me dije policia, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një veturë tjetër me targa vendore brenda të cilës ishte një burrë.
I dyshuari është arrestuar.
“Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.