Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
Këto informacione e dha Florie Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.