Sot në një aksident në Lluga të Podujevës mes automjetit dhe biçikletës, ka humbur jetën biçiklisti.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka “konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Konfimimi i plotë i zëdhënëses Ahmeti:
Sot rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.