Site icon PrishtinaPress

Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës./PrishtinaPress/

Exit mobile version