Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Kryshec të Pejës.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore, një grua ka vdekur dhe tre persona kanë mbetur të lënduar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.