Site icon PrishtinaPress

Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës./Arbresh.info

Exit mobile version