Aksident i rëndë komunikacioni ka ndodh në Orllan të Podujevës, si pasojë e aksidentit tetë persona kanë mbetur të lëndua, një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, dyshohet se një fugoni derisa po lëvize ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar.
‘Rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, njëri prej tyre është në gjende të rëndë dhe është dërguar në QKUK për tretman”, ka thënë Ahmeti
Me rastin e aksidentit po merret njësiti i trafikut.