Site icon PrishtinaPress

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen shtatë persona

Janë lënduar shtatë persona në një aksident në magjistralen “Prishtinë – Gjilan” më saktësisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci. “Rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Gjilan” respektivisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.   

Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

Exit mobile version