Site icon PrishtinaPress

Aksident në Lupç të Podujevës, tetë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Lupç të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar tetë persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ahmeti tha se “Si pasojë e aksidentit tetë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version