Site icon PrishtinaPress

Aksident në kryeqytet, lëndohet shtetasja britanike

Në Rr. “Ardian Krasniqi” të Prishtinë, dje në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident, në të cilin ka pësuar një femër, shtetase angleze, transmeton koha.net.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës nuk jepen elemente të tjera identifikuese për viktimën, por theksohet se aksidentin e ka shkaktuar një shqiptar, shtetas i Kosovës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, duke lëvizur me veturën e tij në Rrugën “Ardian Krasniqi”, në rrethana të panjohura ka goditur këmbësoren, viktimën femër, shtetase britanike. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version