Site icon PrishtinaPress

Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran.

Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tutje për Klankosova.tv, tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor, në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ahmeti, mes tjerash tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 13:30.

Exit mobile version